TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Prill 2025, 11:00

“Papa Frençesku u ngjit në qiell”/ Presidenti Begaj: Do të ruaj thellë në kujtesën time takimet me Atin e Shenjtë

Shkruar nga Pamfleti

“Papa Frençesku u ngjit në qiell”/ Presidenti Begaj: Do

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

Begaj tha se do ta ruajë thellë në kujtesën e tij takimet që ka zhvilluar me të, teksa shtoi se i bashkohet lutjeve të të gjithë besimtarëve shqiptarë që shpirti i tij të prehet në paqe.

Në një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vlerësuar figurën e tij si simbol të dashurisë universale, dhembshurisë dhe përkushtimit pa dallim feje apo kombësie.

“Shenjtëria e tij, Papa Françesku, sot u ngjit në qiell, pranë Atit, për të çuar në qiell atë që la trashëgimi në tokë dhembshurinë, dashurinë dhe përkushtimin ndaj çdo njeriu, çdo besimtari e çdo feje”, u shpreh Presidenti Begaj, i cili është pritur dy herë në audiencë nga Ati i Shenjtë.

Kreu i shtetit shtoi se do të ruajë në kujtesë takimet me Papën Françesku dhe u bashkua me lutjet e miliona besimtarëve në Shqipëri dhe mbarë botën për paqen e shpirtit të tij:

“Do të ruaj thellë në kujtesën time takimet tona. I bashkohem lutjeve të të gjithë besimtarëve shqiptarë që shpirti i tij të prehet në paqe!”, përfundoi mesazhin e tij Presidenti.

 

Lini një Përgjigje