
Pasi doli nga SPAK për zbatimin e masës ‘detyrim paraqitjeje’, kreu i PD, Sali Berisha sulmoi kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.
Në një prononcim për mediat, Berisha tha se i ka lënë një shënim kreut të SPAK, të cilin e akuzon si të lidhur me Ramën. Ai tha se mbyllja e çështjes së McGonigal është një krim ndërkombëtar.
“Dumanit të Ramës i lashë një shënim, mbyllja e aferës McGonigal nga Altin Dumani përbën krim ndërkombëtar. Garantoj Edi Ramën se asnjë gjë në botë s’do të mund ta shpëtojë nga kjo aferë e tmerrshme që korruptoi njeriun kryesor që sipas gjykatësit amerikan kishte detyrë të mbronte qytetarët amerikanë nga korrupsioni por u korruptua vetë duke marrë paratë e Ramës. McGonigal i çon nga qelia mesazhe Ramës, unë vërtetë i mora paratë por ato m’i dhe ti me të cilat më kompromentove”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje