TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Prill 2025, 09:06

Berisha mbërrin në SPAK, rrethohet nga militantët e PD para Prokurorisë së Posaçme

Shkruar nga Pamfleti
Berisha mbërrin në SPAK, rrethohet nga militantët e PD para
Berisha në SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Sali Berisha duhet të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Lideri demokrat u paraqit rreth orës 09:00, ndërsa u prit nga militantë të PD, të cilët janë mobilizuar para ambienteve të SPAK.

Paraqitja e sotme e Berishës në SPAK vjen vetëm dy ditë pasi Gjykata e Posaçme, të mërkurën do të ketë një vendimmarrje mbi dosjen Partizani, ku ai është marrë i pandehur.

 

berisha mbërrin në spak

Lini një Përgjigje