TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Prill 2025, 23:01

“Merr tenderë nga qeveria”, Noka shpërthen në akuza ndaj Shehajt: Do të nxjerr provat po më denoncove!

Shkruar nga Pamfleti

“Merr tenderë nga qeveria”, Noka shpërthen në akuza

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka akuzuar Agron Shehajn se merr tenderë nga qeveria.

Në një intervistë për "Off the Record" në A2 CNN, Noka tha se Shehaj është i marrë peng dhe se do të nxirrte prova nëse ky i fundit do ta mohonte.

 “Ti merr tendera nga qeveria! Provo e më denonco dhe të nxjerr provat! Ata janë të marrë peng, të urdhëruar, të instrumentalizuar nga Rilindja dhe Soros. Ata janë paterica për të dëmtuar opozitën. Çdo votë që shkon te patericat e Edi Ramës është dy herë votë për Edi Ramën. Sot e kësaj dite, merr tendera në ministritë e shtetit i vëllai i Agron Shehajt. Për këtë unë kam dokumente. Opozitës i luftohet edhe brezi i 17. E ftoj Shehajn të më padisë dhe unë do të çojë tenderat e marrë nga ministritë”, tha Flamur Noka.

Lini një Përgjigje