TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Prill 2025, 08:31

Kush është Ina Majko, ministrja e parë e kabinetit Rama nëse PS fiton zgjedhjet e 11 Majit?

Shkruar nga Pamfleti
Kush është Ina Majko, ministrja e parë e kabinetit Rama nëse
Ina Majko

Gjatë takimeve të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama ka ‘konfirmuar’ ministren e parë të qeverisë së ardhshme nëse fiton zgjedhjet e 11 majit.

Bëhet fjalë për Ina Majkon, e cila kandidon për deputete në qarkun e Vlorës dhe nëse nuk merr votat e mjaftueshme për të siguruar një ulëse, atëherë Rama tha se do ta bëjë pjesë të qeverisë.

“Unë jam shumë krenar që për herë të parë Partia Socialiste bëhet promotore e një kandidature nga komuniteti rom. Një vajzë nga Delvina, e cila përfaqëson vajzat e margjinalizuara, por që jo vetëm mund të jetë një zë i nevojshëm në Kuvendin e Shqipërisë por që edhe nëse nuk do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë patjetër që do të jetë një zë në qeverisjen tonë të mandatit të ardhshëm”, tha Rama gjatë një takimi me vajzat dhe gratë në Korçë.

Kush është Ina Majko, ministrja e parë e kabinetit Rama nëseKush është Ina Majko, ministrja e parë e kabinetit Rama nëse

Ina Majko është e para kandidate e komunitetit rom.

Ndërkohë kryeministri Rama u kthyer sërish përgjigje atyre që ishin habitur nga ofendimet e tij ndaj burrave. Kryesocialisti pohoi se gratë janë pjesë dërrmuese e elektoratit të Partisë Socialiste, teksa vijoi ofendimet në adresë të meshkujve.

Nga ana tjetër, Rama kërkoi një votë përtej të majtës e të djathtës, që mbyllja e negociatave të anëtarësimit në BE në vitin 2027 të mos vihet në rrezik. 

Rama shpjegoi se ofendimet e tij në adresë të burrave lidheshin me përkatësinë gjinore të shumicës së elektoratit socialist: “Sepse PS-në e mbështesin 56% e grave dhe vajzave të Shqipërisë. Bëj bulevardin, jepi dritë qytetit... Bëj çfarë të duash ti, por do kënetën ai, është çyryk”.

“Si mund të thotë njeriu “nuk jam çyryk”. Ai që e thotë këtë, vetëm çyryk është. Burrat, gjysmën e trurit e kanë me ujë kënete”.

Nëse nga 11 Maji nuk del një shumicë bindëse, objektivi për të mbyllur negociatat në vitin 2027 është në rrezik, pohoi Rama.

Për këtë arsye, kërkoi që vota e 11 Majit të jetë përtej dallimeve partike.  

ina majko ministre ina majko edi rama ps

Lini një Përgjigje