TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Janar 2024, 22:05

Pajtohen Turqia dhe Irani, shmangin përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme

Shkruar nga Pamfleti

Pajtohen Turqia dhe Irani, shmangin përshkallëzimin e tensioneve

Turqia dhe Irani janë pajtuar për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe homologu i tij, Ebrahim Raidis, janë takuar tri muaj pas nisjes së luftës midis Izraelit dhe Hamasit, shkruan REL.

Turqia, që mbështet zgjidhjen me dy shtete për konfliktin e gjatë izraelito-palestinez, ka kritikuar ashpër Izraelin për ofensivën e tij në Gaza, ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe ka mbështetur hapa ligjorë që Izraeli të ndiqet penalisht për gjenocid.

Turqia nuk e konsideron Hamasin grup terrorist ndërsa Irani udhëheq të ashtuquajturin “Bosht të rezistencës”, një koalicion ku bëjnë pjesë Hamasi dhe grupe të tjera të armatosura myslimane shiite në rajon, grupe që janë përleshur me Izraelin dhe aleatët e tij perëndimorë. Teherani po ashtu ka shprehur mbështetje për Hamasin.

turqi iran lindja e mesme

Lini një Përgjigje