
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka kërkuar edhe një herë lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të pengjeve nga Hamasi.
“Kanë kaluar më shumë se 100 ditë që kur më shumë se 1200 njerëz u vranë në sulmet e tmerrshme terroriste të nisura nga Hamasi kundër Izraelit dhe më shumë se 250 njerëz u mbajtën peng. Kërkoj sërish lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve”, ka shkruar Guterres.
Sakaq Guterres disa ditë më parë në takimin e vendeve të G7 tha se ky grup shtetesh është një mekanizëm i rëndësishëm bashkëpunimi dhe zhvillimi për vendet e Jugut.
“Sot, ju jeni grupi më i madh në jugun global dhe përfaqësoni 80% të popullsisë së botës. Solidariteti dhe bashkëpunimi juaj është thelbësor për ndërtimin e një bote të qëndrueshme, paqësore dhe të drejtë për të gjithë”, tha Guterres.
Sipas Guterres nevojitet një reformë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të siguruar që vendet e jugut të përfaqësohen më mirë.
Lini një Përgjigje