TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Janar 2024, 15:31

Pas Turqisë, ‘dorëzohet’ dhe Hungaria/ Viktor Orban telefonatë me Stoltenberg: Mbështesim anëtarësimin e Suedisë në NATO

Shkruar nga Pamfleti

Pas Turqisë, ‘dorëzohet’ dhe Hungaria/ Viktor Orban

Kryeministri hungarez, Viktor Orban i ka komunikuar të mërkurën Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se qeveria e tij mbështet anëtarësimin e Suedisë në aleancë.

Në një postim në platformën X, Orban shtoi se i tha shefit të aleancës në një bisedë telefonike se do të vazhdojë t’i bëjë thirrje parlamentit hungarez që të votojë për hyrjen e Suedisë në NATO dhe të përfundojë ratifikimin në rastin e parë të mundshëm.

Stoltenberg përshëndeti vendimin e Hungarisë për të mbështetur qartë anëtarësimin e Suedisë në Aleancë dhe së shpejti do të ratifikojë kandidaturën e saj.

Bisedë e mirë me kryeministrin hungarez Viktor Orbán. Unë mirëpres mbështetjen e qartë të kryeministrit dhe qeverisë së tij për anëtarësimin e Suedisë në NATO. Pres me padurim ratifikimin sapo të mblidhet parlamenti”, tha Stoltenberg në një postim në Platformën X.

orban ukraina

Lini një Përgjigje