TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Mars 2026, 15:47

Orteku godet grupin me 10 alipinistë në Itali, disa të vdekur dhe të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Orteku godet grupin me 10 alipinistë në Itali, disa të vdekur dhe
Ekipet e shpëtimit në vendin e ortekut

Të paktën dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur rëndë në Alto Adige, pasi një ortek goditi një grup prej dhjetë skialpinistësh në Val Ridanna.

Alarmi u dha të shtunën në mëngjes, në orën 11:40. Aksidenti ndodhi në një lartësi prej 2.300 metrash, ndërsa autoritetet nisën një operacion të gjerë shpëtimi me angazhimin e pesë helikopterëve.

Sipas informacionit të parë, të dhjetë pjesëtarët e grupit ishin të pajisur me ARTVA, pajisjen e lokalizimit që përdoret për të gjetur personat e bllokuar nën dëborë.

Në mbështetje të operacionit u vu në gatishmëri edhe qendra operative e Innsbruckut. Autoritetet kërkuan gjithashtu shtretër në repartet e terapisë intensive në spitalet e Meranos, Bolzanos dhe Bressanones.

Në vendngjarje ndërhynë Guardia di Finanza dhe të gjitha ekipet e Shpëtimit Alpin të distriktit, me rreth 80 operatorë në total.

ortek itali

Lini një Përgjigje