Bagdadi njoftuan sot se termocentralet në Irak po furnizohen përsëri me energji nga gazi natyror iranian, pas një ndërprerjeje tre-ditore të shkaktuar nga sulmet izraelite ndaj objekteve strategjike të gazit natyror në Iran.
Furnizimet iraniane me gaz drejt Irakut kanë nisur të rikthehen, pasi u ndërprenë pas sulmit ndaj fushës së gazit South Pars, bëri të ditur Ministria irakiane e Energjisë Elektrike.
Sipas ministrisë, flukset u ndalën pasi Izraeli goditi të mërkurën fushën iraniane të gazit South Pars, që konsiderohet fusha më e madhe e gazit në botë. Sulmi u pasua nga një seri goditjesh hakmarrëse ndaj infrastrukturës energjetike në rajonin e Gjirit.
Në të njëjtën kohë, ushtria iraniane paralajmëroi se do të ndërmarrë “shkatërrim të plotë” ndaj infrastrukturës energjetike të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, nëse objektet energjetike të Iranit do të shënjestrohen sërish.
Ministria irakiane deklaroi të shtunën se furnizimet me gaz kanë rifilluar me një volum prej pesë milionë metrash kub në ditë.
Lini një Përgjigje