TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Janar 2026, 21:56

Opozitarja María Machado takohet me Rubion, kërkon të kthehet në Venezuelë

Shkruar nga Pamfleti

Opozitarja María Machado takohet me Rubion, kërkon të kthehet

Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, tha se i kishte thënë Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, se dëshiron të kthehet në Venezuelë.

I kam thënë sekretarit të shtetit se dua të kthehem në vendin tim sa më shpejt të jetë e mundur. Sigurisht, ka takime dhe marrëveshje të rëndësishme mbi të cilat po punojmë jashtë vendit. Dhe sapo të mbaroj punën mbi këto çështje, dua të kthehem”, u tha Machado gazetarëve në Uashington të martën.

Rubio u takua me Machadon menjëherë pasi mbrojti politikën e administratës Trump ndaj Venezuelës në një seancë dëgjimore para Senatit të SHBA-së.

Machado u largua nga Venezuela në dhjetor për një udhëtim të rrezikshëm detar për të pranuar Çmimin Nobel për Paqen në Oslo të Norvegjisë. Veterani i forcave speciale amerikane që udhëhoqi nxjerrjen e saj nga vendi i është lutur asaj të mos kthehet, duke thënë se misioni ishte "operacioni më i vështirë, më i profilit të lartë dhe më delikat" që ai kishte kryer ndonjëherë.

Kujtojmë se javën e kaluar, Trump tha se do të donte ta shihte Machadon “të përfshirë” në udhëheqjen e vendit në njëfarë mënyre. Machado drekoi me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë në fillim të këtij muaji, ku ajo i dorëzoi atij Çmimin Nobel për Paqen.

venezuela maria rubio

Lini një Përgjigje