Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, duke folur në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, tha se SHBA ndodhet në kushte të favorshme për Groenlandën, teksa theksoi se diskutimet e mëtejshme fillojnë “sot”.
Ai theksoi se bisedimet do të mbeten diskrete për të të shmanguar atë që Rubio e quajti cirk mediatik. Rubio u shpreh optimist për rezultatin e këtyre bisedimeve, teksa theksoi se edhe pala europine do të mbetet e kënaqur.
"Mendoj se kemi një proces që do të na çojë në një rezultat të mirë për të gjithë. Edhe pse po ju flas tani, do të ketë disa takime në nivel teknik midis nesh dhe partnerëve tanë në Groenlandë dhe Danimarkë për këtë çështje. Mendoj se do të arrijmë diçka pozitive. Do ta fillojmë këtë proces në një mënyrë shumë profesionale dhe të drejtpërdrejtë. Fillon sot dhe do të jetë një proces i rregullt.
Do të përpiqemi ta bëjmë në një mënyrë që nuk është si një cirk mediatik sa herë që ndodhin këto biseda, sepse mendojmë se kjo krijon më shumë fleksibilitet nga të dyja palët për të arritur një rezultat pozitiv. Mendoj se do t’ia dalim. Kemi pak punë për të bërë, por mendoj se do të arrijmë në një pikë të mirë dhe mendoj se do ta dëgjoni të njëjtën gjë nga kolegët tanë në Evropë shumë shpejt", u tha ai ligjvënësve në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit.
Lini një Përgjigje