TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Janar 2026, 21:39

Televizioni Izraelit: Trump po shqyrton një goditje të gjerë ndaj Iranit, përfshirë edhe ndryshimin e regjimit

Shkruar nga Pamfleti
Televizioni Izraelit: Trump po shqyrton një goditje të gjerë ndaj
Teherani

Sipas burimeve të televizioneve kombëtare në Izrael, presidenti amerikan Donald Trump është duke shqyrtuar një ofensivë të gjerë kundër Iranit, që mund të përfshijë jo vetëm sulme ushtarake, por edhe përpjekje për ndryshim regjimi në Teheran. Lajmi u transmetua në edicionin e mbrëmjes të televizionit publik izraelit KAN, duke ndezur alarmin për një përshkallëzim të mundshëm në rajon.

Në paralel, mediat izraelite i kanë kushtuar vëmendje të veçantë një deklarate të fortë nga Ali Shamkhani, këshilltar i liderit suprem iranian, Ali Khamenei. Në një postim në rrjetin X, Shamkhani ka paralajmëruar se çdo veprim ushtarak nga SHBA “do të konsiderohet si nisje e një lufte” dhe se përgjigjja iraniane do të jetë e menjëhershme, e paprecedentë dhe e drejtuar jo vetëm ndaj agresorit, por edhe ndaj mbështetësve të tij, përfshirë zemrën e Tel Avivit”.

Këto deklarata përforcojnë tensionin gjithnjë në rritje midis SHBA-së, Iranit dhe aktorëve rajonalë, ndërsa rajoni i Lindjes së Mesme hyn në një fazë të rrezikshme paqartësie, ku një incident i vetëm mund të përshkallëzohet në përplasje të gjera ushtarake.

izrael iran trump

Lini një Përgjigje