
Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Parlamentit të Serbisë për të kufizuar pavarësinë e gjyqësorit. Kos e cilësoi këtë veprim një hap prapa në procesin e integrimit evropian të vendit.
Në një postim në rrjetin social “X”, Kos theksoi se se pavarësia e gjyqësorit mbetet një nga shtyllat kryesore të sundimit të ligjit dhe një kriter thelbësor për afrimin me BE-në.
The vote of Serbia’s Parliament to limit the independence of the judiciary is a serious step back on Serbia's EU path.
— Marta Kos (@MartaKosEU) January 28, 2026
At a time of great progress for enlargement, when Montenegro & Albania are moving fast, Serbia risks taking the opposite direction. This is not what we want.
“Vota e Parlamentit të Serbisë për të kufizuar pavarësinë e gjyqësorit është një hap serioz prapa në rrugën e Serbisë drejt BE-së. Në një kohë progresi të madh për zgjerimin, kur Mali i Zi dhe Shqipëria po ecin me shpejtësi, Serbia rrezikon të marrë drejtimin e kundërt. Kjo nuk është ajo që duam”, shkroi Kos.
Reagimi i Kos vjen mes shqetësimeve në rritje nga Brukseli për reformat demokratike në Serbi dhe respektimin e standardeve evropiane, veçanërisht në fushën e drejtësisë dhe ndarjes së pushteteve.
Ky Kosi i ketij KM-ti deshiron te pihet ne Serbi, por i ka kaluar afati i skadences dhe nuk mund te pihet askund, pra as per Dhalle.