TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Tetor 2024, 19:55

Sulmoi me qindra raketa, misioni i Iranit në OKB: Përgjigja ndaj Izraelit u krye me sukses!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmoi me qindra raketa, misioni i Iranit në OKB: Përgjigja ndaj

Teherani tha se sulmi i tij raketor kundër Izraelit ka përfunduar ndërsa ka paralajmëron qeverinë izraelite kundër kryerjes së hakmarrjes së vet.

“Përgjigja ligjore, racionale dhe legjitime e Iranit ndaj akteve terroriste të regjimit sionist, që përfshinin shënjestrimin e shtetasve dhe interesave iraniane dhe cenimin e sovranitetit kombëtar të Republikës Islamike të Iranit është kryer siç duhet”, tha misioni iranian në OKB në një postim në rrjetet sociale.

Duket se sulmi sonte ka përfunduar ndërsa autoritetet izraelite kanë lajmëruar njerëzit se tani mund të largohen nga strehimoret e tyre të bombave.

Autoriteti i Aeroportit të Izraelit thotë se hapësira ajrore e vendit është rihapur. Mësohet se shumë prej tyre janë kapur, ndërsa disa prej tyre kanë shpërthime të mëdha.

Ndërsa Garda Revolucionare e Iranit tha se sulmi me raketa ndaj Izraelit ishte një përgjigje ndaj vrasjes së kreut të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, javën e kaluar, si dhe të liderit të Hamasit.

 

 

Lini një Përgjigje