TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Tetor 2024, 19:34

Ndryshojnë shifrat, Irani mbi 400 raketa drejt Izraelit; Iraku dhe Jordania mbyllin hapësirat ajrore

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshojnë shifrat, Irani mbi 400 raketa drejt Izraelit; Iraku dhe Jordania

Irani hodhi rreth 400 raketa në drejtim të Izraelit në mes të paralajmërimeve për sulm ajror, raporton Jerusalem Post.

Më herët, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se sirenat e sulmit ajror kishin rënë në të gjithë Izraelin.

Mediat kishin raportuar më parë se rreth 100 raketa ishin lëshuar drejt shtetit hebre. Axios raportoi, duke cituar një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë, se Shtetet e Bashkuara besonin se Irani po përgatitej të niste një sulm të menjëhershëm me raketa balistike kundër Izraelit në mes të një përshkallëzimi në rajon.

Ndërkohë Jordania dhe Iraku kanë njoftuar se kanë mbyllur hapësirat e tyre ajrore.

 

Lini një Përgjigje