
Ushtria izraelite, IDF ka konfirmuar se Irani ka lëshuar gati 200 raketa drejt Izraelit.
Sirenat janë ndezur në të gjithë vendin pasi raketat interceptuese janë lëshuar për t'i rrëzuar ato.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë në një deklaratë pak minuta më parë se sulmi po vazhdon dhe u ka kërkuar civilëve që "të qëndrojnë në një hapësirë të mbrojtur deri në njoftimin e mëtejshëm".
"Shpërthimet që po dëgjoni janë nga predhat e rëna", tha IDF.
Ndërkohë, Radio Ushtria e Izraelit raporton gjithashtu se ngritjet dhe uljet janë pezulluar në aeroportin kryesor ndërkombëtar, Ben Gurion.
Hapësira ajrore fqinje e Jordanisë është gjithashtu e mbyllur përkohësisht, raportojnë mediat shtetërore.
Dëshmitarët thanë për “Reuters” se kanë parë dhjetëra raketa që fluturojnë mbi Jordaninë qendrore për në Izrael.
Shpërthime të forta janë dëgjuar edhe në luginën e Jordanit, e cila ndodhet në kufirin midis Jordanisë dhe Bregut Perëndimor.
Lini një Përgjigje