
Shërbimet amerikane njoftojnë se Irani po bëhet gati të nisë një sulm të gjerë raketor ndaj Izraelit...
Irani ka vendosur të mos rrijë duar kryq mbi atë që po ndodh mes Izraelit dhe Libanit. Shtetet e Bashkuara kanë marrë informacione se Teherani po bëhet gati të nisë një sulm ajror ndaj Izraelit brenda 12 orëve të ardhshme, duke dhënë sinjale se tani Lindja e Mesme mund të hyjë në një fazë të re.
Ndonëse situata në Gaza u qetësua, Izraeli hapi një front të ri lufte, duke provokuar sërish tensione. Tel Avivi e dinte që Irani nuk do vëzhgonte dhe do i bashkohej konfliktit. Dhe duket se tani Lindja e Mesme do të ndizet flakë, teksa frika për një Luftë të re Botërore shtohet nga momenti në moment. Pas Iranit qëndron Rusia, teksa edhe Kina po ashtu duket se po vëzhgon me kujdes.
“Do të ketë "pasoja të rënda" për Iranin nëse kryen sulmin që po përgatit kundër Izraelit”. Ky është paralajmërimi i lëshuar nga një zyrtar i administratës amerikane në kushte anonimiteti, i cili raportoi se Teherani po përgatit një sulm "të afërt" kundër Izraelit me lëshimin e raketave balistike. Zyrtari tha se Shtetet e Bashkuara po mbështesin në mënyrë aktive përgatitjet e mbrojtjes të Izraelit. Lajmi vjen pasi ushtria izraelite paralajmëroi sot popullsinë që të evakuonte rreth njëzet komunitete kufitare libaneze.
Po ashtu vetë DASH ka njoftuar qytetarët amerikanë që të strehohen në vende të sigurta. “Si rezultat i situatës aktuale të sigurisë, ambasada amerikane ka udhëzuar të gjithë punonjësit e qeverisë amerikane dhe anëtarët e familjes së tyre të strehohen në vend deri në një njoftim tjetër. Ambasada amerikane në Jeruzalem u kujton qytetarëve amerikanë nevojën e vazhdueshme për kujdes dhe rritjen e ndërgjegjësimit të sigurisë personale pasi incidentet e sigurisë, përfshirë zjarrin e mortajave dhe raketave dhe ndërhyrjet e sistemit të avionëve pa pilot (UAS)”, thuhet në njoftim.
Vetë kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu paralajmëroi se i presin sfida të mëdha në ditët në vijim. "Ajo që unë kërkoj nga ju janë dy gjëra: Një, respektimi i rreptë i direktivave të Komandës së Frontit të Brendshëm. Dhe së dyti, rrini së bashku. Le të qëndrojmë të patundur së bashku në ditët e vështira që vijnë. Së bashku do të rezistojmë, së bashku do të luftojmë dhe së bashku do të fitojmë”, thuhet në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve.
Ai u shpreh se ata ja në mes të një fushate kundër boshtit iranian të së keqes dhe duhet të qëndrojnë të bashkuar. /Pamfleti
Lini një Përgjigje