TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Tetor 2024, 14:46

Rutte mori drejtimin e NATO-s, reagon Rusia: Asgjë e re nga fronti i Perëndimit!

Shkruar nga Pamfleti

Rutte mori drejtimin e NATO-s, reagon Rusia: Asgjë e re nga fronti i

“Asgjë e re nga fronti i Perëndimit”. Kështu mund të përkufizohet reagimi i Rusisë, pasi Mark Rutte mori zyrtarisht drejtimin e NATO-s këtë të martë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov tha se nuk priste asnjë ndryshim të politikave të NATO-s tanimë që në drejtimin e organizatës ishte vendosur kreu i ri, Mark Rutte.

Presim që Aleanca e Atlantikut të Veriut të vijojë punën si më parë. E njohim shumë mirë zotin Rutte, ka kaluar orë të tëra me Presidentin Putin në tavolinën e negociatave. Në atë kohë kishte shpresa për ndërtimin e një marrëdhënieje pragmatiste, të paktën në atë frymë ishte dialogu. Por e dimë mirë çfarë ndodhi më pas. Holanda ndërmori masa ekstreme duke ndërprerë çdo kontratë me Rusinë. Kështu që nuk mendojnë se do të ketë ndonjë ndryshim të madh politikash nga aleanca”, tha Peskov.

Rutte mori sot “fronin” e aleancës ushtarake më të madhe të botës, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, që mbajti postin për një dekadë. Rutte njihet si një kritik i madh i Vladimir Putin, mbështetës i Ukrainës dhe një politikan që arrin marrëveshje.

Përvoja e tij e gjatë si kryeministër në Holandë për më shumë se 13 vite dhe aftësitë për të arritur konsensus edhe për çështjet më të vështira, kane mjaftuar për të bindur liderët e 32 vendeve anëtare.

Rutte, një aleat i vendosur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe zë i fuqishëm në armatosjen e Ukrainës, pritet që problemin më të madh në drejtim të NATO-s ta ketë me Rusinë.

Lini një Përgjigje