
Një sulm terrorist me thikë dhe me armë ka ndodhur ditën e sotme në Tel Aviv të Izraelit.
Për pasojë 9 persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa 2 prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën. Raportohet për shumë viktima por ende nuk ka një numër të saktë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Jaffës, ndërsa mësohet se një prej autorëve të sulmit është ekzekutuar nga policia izraelite.
Dyshohet se dy autorët zbritën nga hekurudha dhe hapën zjarr me armë automatike mbi njerëzit që prisnin në stacionin e trenit.
"Mjekët dhe ndihmësmjekët ofrojnë trajtim mjekësor në vend për një numër të lënduarve me shkallë të ndryshme lëndimi, duke përfshirë ata që janë pa ndjenja", tha një zëdhënës i Magen David Adom, nga urgjenca e Izraelit.
Ndërkohë, ushtria izraelite njoftoi se ka vrarë një komandant që mbikëqyrte transferimin e armëve Iran-Liban.
Muhammad Jaafar Qasir ishte përgjegjës për transferimin e armëve nga Irani dhe filialet e tij për Hezbollahun. Nuk ka ende informacione të mëtejshme lidhur me ekzekutimin e tij.
Lini një Përgjigje