TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Tetor 2024, 19:24

Sulmi terrorist në Tel Aviv, 6 viktima dhe 9 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi terrorist në Tel Aviv, 6 viktima dhe 9 të plagosur

6 persona kanë mbetur të vdekur pas sulmit terrorist në Tel Aviv të Izraelit.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Jaffës, ndërsa mësohet se dy autorët e sulmit janë ekzekutuar nga policia izraelite.

Dyshohet se dy autorët zbritën nga hekurudha dhe hapën zjarr me armë automatike mbi njerëzit që prisnin në stacionin e trenit.

Ndërkohë, raportohet se të paktën 9 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.

 

Lini një Përgjigje