TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Tetor 2024, 19:56

Përfundon sulmi raketor i Iranit, izraelitët dalin nga bunkerët; Tel Avivi paralajmëron kundërpërgjigje

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon sulmi raketor i Iranit, izraelitët dalin nga bunkerët;

Përfundon sulmi raketor i Iranit ndaj Izraelit. Izraelitët në të gjithë vendin tani janë në gjendje të lënë strehimoret dhe hapësirat e tyre të mbrojtura pas një vlerësimi të situatës, ka thënë IDF.

Zëdhënësi ushtarak, kundëradmirali Daniel Hagari, tha në një deklaratë për kombin se "në këtë fazë", ata "nuk identifikojnë ndonjë kërcënim shtesë ajrore nga Irani".

"Ka pasur disa goditje në qendër dhe zona të tjera në jug të vendit. Në këtë fazë, ne jemi ende duke vlerësuar situatën", tha ai.

Ai u zotua se “ky sulm do të ketë pasoja”, duke shtuar: “Ne kemi plane dhe do të veprojmë në vendin dhe kohën që do të vendosim”.

Nuk ka raportime për ndonjë të lënduar pas breshërisë së raketave, tha shërbimi i ambulancës izraelite.

 

Lini një Përgjigje