TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Tetor 2024, 19:41

Biden reagon për sulmin iranian: SHBA do të ndihmojë Izraelin, po dërgojnë mijëra trupa në Lindjen e Mesme

Shkruar nga Pamfleti

Biden reagon për sulmin iranian: SHBA do të ndihmojë Izraelin, po

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka urdhëruar forcat ushtarake amerikane në rajon që të ndihmojnë mbrojtjen e Izraelit kundër sulmit iranian dhe të rrëzojnë raketat.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Biden po monitoronte sulmin, së bashku me nënpresidenten e tij, Kamala Harris.

SHBA-të po dërgojnë mijëra trupa në Lindjen e Mesme, siç njoftoi më herët Pentagoni, me qëllim për të forcuar sigurinë dhe për të mbrojtur Izraelin nëse është e nevojshme.

"Skuadriljet e avionëve luftarakë dhe personeli i tyre do të përforcojnë praninë e tyre në rajon", tha zëdhënësi i Pentagonit.

Lini një Përgjigje