
Pjesëmarrësit në tubim kënduan këngë diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe kore kërcënuese për Kosovën.
Përpjekjet e BE-së për të ‘joshur’ Serbinë drejt Perëndimit duket se janë të destinuara për të dështuar, pavarësisht gjithçkaje. Kjo pasi, pavarësisht se një pjesë e serbëve kanë dëshirë të anëtarësohen në BE dhe po bëjnë përpjekje për të fituar simpatinë e Perëndimit, ende disa prej tyre vazhdojnë të mbeten besnikë të Moskës dhe adhurues të presidentin rus Vladimir Putin.
E gjitha u bë e qartë në një manifestim pro rus në Serbi, të mbajtur mbrëmjen e 25 shkurtit, nën sloganin “Serbët dhe rusët vëllezër përgjithmonë”, ku rreth 1 mijë njerëz dolën në Beograd për të shënuar 2 vjetorin e luftës së nisur në Ukrainë.
Gjatë marshimit të tyre rrugëve të Beogradit, serbët nuk lanë pa përmendur edhe Kosovën, duke thënë se kjo e fundit nuk mund të pushtohet pa ndihmën e presidentit rus.
Pjesëmarrësit, që mbanin në duar flamuj serbë dhe rusë, gjithashtu dhe pankarta të ndryshme me simbolin ‘Z’ të përdorur nga ushtria e Putinit gjatë luftës në Ukrainë, marshuan drejt monumentit të Nikollës së Dytë, në shenjë proteste kundër politikës së Bashkimit Europian.
As hundreds of cities worldwide rallied in support of Ukraine on 2nd anniversary of Russia's invasion, Belgrade, Serbia, staged a protest to support Russia
— Euromaidan Press (@EuromaidanPress) February 24, 2024
Gathering near the monument to Russian emperor Nikolai II, it featured anti-NATO banners, Russian flags with the "Z"… pic.twitter.com/l9kH7oTXB0
"Rroftë Rusia, Rroftë Putin”, ishin disa nga thirrjet e tyre ndërkohë që nuk mungonin as pankarta kundër NATO-s.
Mediat vendase shkruajnë se manifestuesit thanë se Serbia do ta harrojë kurrë atë që NATO-ja i bëri Beogradit.
“Ne do të jemi gjithmonë solidare me Rusinë dhe popullin rus”,- deklaruan disa prej tyre.
Pjesëmarrësit kënduan gjithashtu këngë diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe kore kërcënuese për Kosovën. Manifestimi pro rus erdhi në një ditë kur u shënua 2 vjetori I nisjes së luftës në Ukrainë. Më herët në Beograd u zhvillua dhe një marshim pro Kievit dhe paqes.
Lini një Përgjigje