
Sekretari britanik i Mbrojtjes Grant Shapps ka paralajmëruar se ekziston mundësia që Putin të përdorë sulmet me gazin nervor Novichok.
Ai fajësoi Kremlinin për vdekjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny në një burg në Arktik.
Në një intervistë për “The Sun” ai tha se Putin i ka duart me gjakun e Navalnyt. Alexei kurrë nuk do të duhej të ishte në burg.
“Krimi i tij i vetëm ishte që kundërshtoi Putinin, i cili ka një histori të gjatë me ‘heqjen’ e oponentëve politikë. Kjo mund të ndodhë sërish në tokën britanike”, tha Shapps.
I pyetur nëse në Britani të Madhe mund të ketë sërish sulme me Novichok, ai tha se jemi gjithmonë duke gjurmuar dhe tentuar të parandalojmë akte të tilla.
“Nëse më pyesni nëse ka pasur tentime? E keni parë këtë, kështu që, po. Qasja e tij është se nëse nuk i pëlqen dikush, apo nuk e voton, ai e zhduk”, theksoi Shapps.
Sekretari britanik tha se presidenti rus është një prej kërcënimeve më të mëdha të paqes në botës që nga Adolf Hitleri.
Në anën tjetër, Putini ka mohuar përfshirjen me sulmet me Novichok në Britani të Madhe.
Lini një Përgjigje