TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Shkurt 2024, 13:58

Papa Françesku bën thirrje që t'i jepet fund luftës në Ukrainë: Ky konflikt po nxit urrejtje globale

Shkruar nga Pamfleti

Papa Françesku bën thirrje që t'i jepet fund luftës

Papa Françesku ka bërë thirrje për zgjidhje të konfliktit dhe luftës në Ukrainë që do të çonte në një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Ai shprehet se kjo luftë po shkatërron vendin dhe po nxit frikë dhe urrejte globale. 

“Kaq shumë viktima, të plagosur, shkatërrime, ankth dhe lot në një periudhë që po bëhet tmerrësisht e gjatë dhe që nuk i duket fundi.

Është një luftë që jo vetëm që shkatërron atë rajon, por gjithashtu lëshon valë globale të urrejtjes dhe frikës. Unë kërkoj që të gjendet ajo pak njerëzim për të krijuar kushtet për një zgjidhje diplomatike në kërkim të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha Papa gjatë mesazhit të tij të përjavshëm Angelus.

Ditën e djeshme u shënua dy vjetori i nisjes së sulmeve ruse ndaj Ukrainës.

Lini një Përgjigje