
Mijëra njerëz mbajtën një tubim në Tel Aviv mbrëmjen e djeshme për lirimin e pengjeve që mbahen ende nga Hamasi në Gaza teksa Kabineti i luftës së Izraelit ra dakord të dërgojë negociatorë në Katar për të vazhduar bisedimet drejt një armëpushimi.
Bisedimet synojnë kthimin e rreth 130 pengjeve të mbajtura në Gaza. Delegatët izraelitë u kthyen të shtunën nga bisedimet e paqes në Paris, ku u takuan me ndërmjetësuesit e Katarit, Egjiptit dhe SHBA-së, të cilët kishin ndihmuar në armëpushimin e nëntorit, ku u liruan dhjetëra robër të Hamasit në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë.
Hamasi ka kushtëzuar më parë lirimin e 130 pengjeve izraelite, me lirimin nga burgu të mijëra militantë palestinezëve dhe me ndalimin e ofensivës në Gaza, për të cilën zyrtarët mjekësorë në enklavë thonë se ka vrarë rreth 30,000 njerëz. Izraeli e ka kundërshtuar publikisht një lirim kaq të madh të të burgosurve dhe thotë se çdo ndërprerje e luftimeve do të ishte e përkohshme pasi synon të shpërbëjë Hamasin.
Lini një Përgjigje