Në një aksident tragjik ka ndodhur në Serbi me protagonist një mjet ushtark, ku për pasojë humbën jetën 5 persona.
Mediat në Serbi raportojnë se një makina e rëndë ushtarake shtypi një mjet Ford, ku po udhëtonte një familje së bashkë me një fqinj.
Viktimë e këtij aksidenti të rëndë mbetën babai, tre fëmijët e tij të vegjël dhe një fqinj që ishte me ta. Në makinë ndodhej edhe nëna fatkeqe e vogëlushëve, mjekët e së cilës thonë se po lufton për jetën.
Shoferi i ushtrisë serbe, i cili drejtonte një automjet të blinduar ishte nën efektin e alkolit mëson jozyrtarisht Danas.

PASARS është mjet ushtarak që ka shtypur makinën. Mjeti përdoret në mbrojtjen kundërajrore të Ushtrisë Serbe.
Qëllimi kryesor i mjeteve PASARS është mbrojtja e njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë nga avionët me fluturim të ulët, mjetet ajrore pa pilot, raketat e lundrimit, por edhe nga objektivat në tokë dhe në ujë.
Prototipi i automjetit u prezantua për publikun në vitin 2017, ndërsa prodhimi në seri filloi në vitin 2019.
PASARS është projektuar në Institutin Teknik Ushtarak, i cili në bashkëpunim me disa kompani ka marrë pjesë edhe në prodhimin e prototipit.
Në versionin e parë të këtij mjeti, sistemi është i montuar në shasinë e kamionit ushtarak FAP 6×6, ndërsa në të fundit është i vendosur në shasinë e kamionit FAP 2028.

Frëngjia e blinduar, e cila strehon armën Bofors 40 mm dhe raketat RLN-IC me rreze të shkurtër veprimi, ndodhet në pjesën e pasme të automjetit.
Ky mjet mund të përfshijë objektiva deri në 4 km larg me top dhe deri në 12 km larg me raketa. Për shkak të lëvizshmërisë së saj, ajo është bërë një pjesë kyçe e mbrojtjes ajrore të Serbisë, veçanërisht në luftën kundër dronëve dhe mjeteve ajrore pa pilot.
Në fund të vitit 2023, modeli i fundit i PASARS u prezantua në kuadër të Panairit të Armëve në Beograd.
Siç theksoi presidenti Vuçiç në panairin e armëve të vitit të kaluar, Forcat e Armatosura Serbe aktualisht kanë 30 sisteme luftarake PASARS në tre versione me sistemin raketor Mistral, raketat ruse Strela 2M dhe Igla dhe një version pa raketa të mbrojtjes ajrore./Pamfleti
Lini një Përgjigje