Një sherr i dhunshëm ka ndodhur në një festival në Korydallos të Greqisë. Konflikti ka nisur mes disa personave ku filluan t’i gjuajnë me sende të forta njëri-tjetrit ku i plagosur ka mbetur edhe nënkryetari i bashkisë.
Sherri ndodhi mbrëmjen e djeshme në një festë në sheshin Grigoriou Lambrakis, në Korydallos, ku u përfshinë rreth 10 persona. Tre prej tyre mbetën të plagosur, mes tyre edhe një i mitur.
Mes të plagosurve është edhe nënkryetari i Bashkisë Korydallos, Charalambos Tsirakdis, i cili u sulmua gjatë përleshjes së ashpër teksa po i afrohej vendit të ngjarjes për të qetësuar shpirtrat.
“Nuk e kam idenë se si dhe pse filloi sherri. Unë isha ulur në anën e kundërt dhe shkova të shikoja se çfarë po ndodhte Ne ishim bashkë me persona të tjerë nga komuna dhe pamë që diçka po ndodhte dhe shkuam t'i ndajmë. Sapo na panë që po afroheshim, mua dhe nënkryetarin tjetër, filluan të na gjuanin tavolina e karrige. Nuk mbaj mend as sa njerëz ishin”, tregon për protothema.gr Tsirakis, i shtruar në spital me lëndime në krahun e majtë dhe në shpinë.
Në Spitalin e Atikës u transferua edhe nënkryetari i dytë i Koridallos, i cili u plagos në kokë nga një send i hedhur në drejtim të tij.
Në të njëjtën kohë, bëhet me dije se edhe një i mitur 16-vjeç gjatë debatit është goditur me grushte.
Pritet ekzaminimi mjekësor, ndërsa deklaratat e marra nga nënkryetarët e bashkive do t'i dërgohen prokurorit.
Lini një Përgjigje