
Hezbollahu ka pretenduar se ka shënjestruar një bazë ajrore në Izrael ku ka lëshuar 115 raketa. Grupi militant tha se gjuajti qindra raketa në bazën ajrore Ramat David në përgjigje të “sulmeve të përsëritura izraelite në Liban”.
Disa nga raketat raportohet se kanë rënë pranë qytetit verior izraelit të Haifës.
Kjo vjen pasi ushtria izraelite pretendoi se kishte “shpërbërë pothuajse plotësisht” udhëheqjen e Hezbollahut me një sulm në kryeqytetin e Libanit.
Midis të vrarëve ishin Ibrahim Akil, i cili ishte në krye të Forcave elitare të Hezbollahut, Radwan, dhe Ahmed Wahbi, një tjetër komandant i lartë në krahun ushtarak të grupit.
Sipas zyrtarëve të IDF, sulmi i mbrëmshëm ndaj Izraelit kishte në shënjestër bazën ajrore Ramat David, e vendosur në jugperëndim të Nazaretit dhe në veri të Afula. Sipas burimeve arabe, Hezbollahu në sulmin në veri të Izraelit përdori raketat Fajr-5 për herë të parë që nga viti 2006, 90 kilogramë eksploziv dhe një rreze veprimi prej 75 km.
Më herët, Hezbollah njoftoi se 15 operativë të saj u vranë nga forcat izraelite. Ndërkohë, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Nadav Shoshani, deklaroi se 16 luftëtarë të Hezbollahut u vranë në sulm.
Izraelitët thonë se breshëria me raketa plagosi të paktën tre persona, dëmtoi ndërtesa dhe u dogjën makinave.
"Grupet mbrojtëse të IDF janë vendosur në zonë, janë në gatishmëri të lartë për të penguar kërcënimet", tha ushtria izraelite.
Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer zjarr që nga shpërthimi i luftës në Gaza gati një vit më parë, kur grupi militant filloi të gjuante raketa në shenjë solidariteti me palestinezët dhe aleatin e tij të mbështetur nga Irani, Hamasin.
Lini një Përgjigje