TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Shtator 2024, 22:48

SHBA në “ankth”, Jake Sullivan: Rreziku i përshkallëzimit midis Izraelit dhe Hezbollahut është i lartë!

Shkruar nga Pamfleti

SHBA në “ankth”, Jake Sullivan: Rreziku i

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha se rreziku i përshkallëzimit midis Izraelit dhe Hezbollahut është më se i mundshëm pas sulmeve ndërkufitare të kësaj jave.

Sulmi i djeshëm izraelit në Bejrutin jugor vrau disa komandantë të lartë të Hezbollahut, ndërsa zyrtarët libanezë thonë se 37 persona kanë vdekur, për këtë arsye tha Sullivan një kundërpërgjigje është e pritshme.

"Është e arsyeshme që aftësitë e Hezbollahut libanez janë goditur. Sa goditje e rëndësishme dhe se si kjo përkthehet në aftësinë e tyre për të përfaqësuar një kërcënim për Izraelin, mendoj se ne kemi ende nevojë për më shumë kohë vlerësimi për të arritur më shumë angazhime.

Rreziku i përshkallëzimit është real. Ka qenë që nga 7 tetori. Ka momente ku është më akut se të tjerët. Mendoj se jemi në një nga ato momente ku është më akut”, tha ai.

Lini një Përgjigje