TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Shtator 2024, 11:57

Tragjedi në Itali/ Shembet ndërtesa 2-katëshe, humbin jetën motër e vëlla; nëna dhe gjyshja nën rrënoja

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedi në Itali/ Shembet ndërtesa 2-katëshe, humbin jetën

Tragjedi në Saviano, në provincën e Napolit. Një ndërtesë dykatëshe u shemb rreth orës 07:00 të mëngjesit, në Via Tappia 5, pas një shpërthimi gazi.

Një familje prej gjashtë personash përfundoi nën rrënoja.

Sipas medieve italiane, një vajzë 4-vjeçare dhe vëllai i saj 6-vjeçar kanë vdekur, ndërsa babai dhe djali tjetër 2-vjeçar janë nxjerrë të gjallë.

Ndërsa bashkëshortja dhe nëna e burrit të shpëtuar vijojnë të jenë ende nën rrënoja.

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit, karabinierët, policia dhe vullnetarë që vazhdojnë të gërmojnë.

Sipas informacioneve fillestare, shpërthimi i gazit LPG ka ndodhur në katin e dytë, ku banonte gjyshja, ndërsa nëna, babai dhe tre fëmijët ndodheshin në katin e parë.

Djali 2-vjeçar i nxjerrë i gjallë nga rrënojat u transportua në spitalin Santobono në Napoli, ndërsa babai i tij, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, ndodhet në Cardarelli.

Tragjedi në Itali/ Shembet ndërtesa 2-katëshe, humbin jetën

Lini një Përgjigje