
Një zyrtar i lartë ushtarak izraelit teksa ka komentuar përshkallëzimin në veri të vendit, ndërsa në një deklaratë për mediat tha se sulmet ndaj Libanit do të bëhen më intensive.
Ai tha se rregullat e lojës kanë ndryshuar dhe ushtria ka një plan të qartë për sulmet në Liban. Ky është një kërcënim i hapur, ndërsa Hezbollah duhet të përgatitet gjatë 24 orëve të ardhshme.
“Rregullat e lojës kanë ndryshuar, politika e ekuacioneve ka përfunduar. Ushtria ka një plan të qartë për sulmet në Liban, të cilat do të vazhdojnë dhe do të intensifikohet në 24 orët e ardhshme”, tha Ynet.
Ai u shpreh gjithashtu se: “Mbrëmë u shkatërruan 300 objektiva me raketa të gatshme për aksion dhe ky operacion shmangu një mëngjes shumë më të vështirë. Ne do të vazhdojmë luftën për të rivendosur sigurinë e banorëve të veriut dhe për t'i kthyer në shtëpi”.
Lini një Përgjigje