
Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se ndryshimi mes Sali Berishës dhe Ilir Beqajt në përballjen e tyre me drejtësinë, pas hetimeve nga SPAK, është në faktin se Beqaj nuk e ankimoi vendimin, por vendosi të përballej në të njëjtën gjykatë.
Komentet Vangjeli i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se nëse do të ishte një i huaj i ndershëm dhe do të shikonte vendimin e Beqajt dhe Berishës, do të thoshte se ish-ministri i Shëndetësisë është sjellë si europian.
“Deri te vendimi i gjyqtarit, deri në momentin që brenda 2-3 orëve më pas, një gjyqtar interpreton vendimin e tij e shpreh dhe komenton vendimin e tij në një media, u soll si avokati i Beqajs, sepse ndërtoi vetë me fjalët e tij argumentin e avokatëve të Beqajs.
Por ja çfarë është qëndrimi politik i ndryshëm. Beqaj thotë unë nuk jam dakord me këtë vendim, do ta respektoj, nuk do e ankimoj, do të shkoj të luftoj atje. Kjo është një diferencë shumë e madhe me Berishën. Nëse do të vinte një suedez i ndershëm këtu, do shikonte edhe vendimin do të thoshte që Beqaj është sjell si një europian”, u shpreh Vangjeli.
Lini një Përgjigje