
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi “fajësoi” ndërkombëtarët për situatën e krijuar në Kuvend. Sipas tij shumë ngjarje do të ishin evituar nëse ndërkombëtarët do të kishin mbajtur qëndrime më herët.
‘’Po të kishin bërë qëndrime më herët, do të kishim evituar këtë situatën ku jemi sot. Ajo që është e dukshme, është që ka lëvizur quinti, pra janë 5 përfaqësitë e mëdha. SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Gjermania, BE, edhe OSBE janë në një sekuencë të qartë.
Problematikën qendrore të gjithë e kanë që është funksionimi i parlamentit në funskionin themelor që është kontrolli i parlamentit’’, tha ndër të tjera Bylykbashi në Ora News.
Lini një Përgjigje