
Deputeti demokrat, Kereshnik Çollaku ka deklaruar se PD-ja ndan të njëjtin shqetësim si ambasada e SHBA-së dhe Britanisë lidhur me mosfunksionimin normal të parlamentit.
Me anë të një reagimi në rrjetin social “Facebook”, ai deklaroi se kjo situatë është në favor vetëm të Berishës dhe Ramës, të cilët sipas tij duan të mbajnë peng Shqipërinë.
Ai pretendon se ky ngërç ka ardhur si një rezultat i një marrëveshje mes mazhorancës dhe Berishës dhe ka si qëllim të fsheh problemet e vërteta me të cilët përballet vendi.
“PD ndan shqetësimin me partnerët amerikanë dhe britanike, se “mosfunksionimi i përsëritur i ( Parlamentit) vërejtur gjatë muajve të fundit, nuk është në interes të Shqipërisë”.
Siç e kemi deklaruar dhe më parë, situata në Parlament është në interesin e dy personave që duan të mbajnë peng Shqipërinë, njëri që i fshihet drejtësisë dhe tjetri që kërkon t'i ikë përgjegjësisë për situatën ekonomike dhe aferat korruptive ku është zhytur qeveria e tij. Prandaj, në marrëveshje me njëri-tjetrin, në seanca ofrojnë shfaqe të tilla, ndërsa feshurazi shkojnë në komisionet e Lindita Nikollës.
Siç u pa dhe në seancën e fundit, shqiptarët u privuan nga mundësia për të kuptuar se çfarë ndodh me paratë e tyre, si do të përdorën ato në buxhetin e ardhshëm apo çfarë marrëveshje ka bërë Edi Rama për refugjatët.
Edi Ramës nuk i intereson të japë llogari. Edi Ramës dhe Sali Berishës nuk u intereson vetingu në politikë, as hapja e listave dhe as vota e diasporës. Edi Ramës dhe Sali Berishës u intereson kaosi për të mbijetuar në politikë”, tha ai.
Lini një Përgjigje