TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Nëntor 2023, 16:57

Reagimet e SHBA dhe Britanisë, Gjekmarkaj: Mazhoranca të reflektojë, komisionet hetimore e drejtë e opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Reagimet e SHBA dhe Britanisë, Gjekmarkaj: Mazhoranca të

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka përshëndetur reagimin e ambasadës së SHBA dhe asaj britanike, të cilat dënojnë dhunë në Kuvend dhe kërkojnë me urgjencë dialog mes PS dhe PD.

Sipas Gjekmarkajt, mazhoranca nuk respekton kërkesat legjitime të opozitës, siç janë komisionet hetimore.

Përshëndes deklaratat konstruktive të partnerëve tanë strategjik SHBA-Britani e Madhe, për dialog konstruktiv mes opozitës dhe mazhorancës

Me përgjegjësinë ndaj interesit të qytetarëve prej më shumë se një muaj, opozita kërkon kthimin në normalitet të Parlamentit dhe funksionimin e plotë të tij, duke respektuar të drejtat kushtetuese të opozitës. Një parlament që nuk respekton të drejtat e opozitës, humb funksionimim normal të tij, duke mohuar ushtrimin e përgjegjësisë për mbikëqyrjen demokratike të qeverisë. Është e papranueshme për një vend demokratik që dialogu konstruktiv mes palëve të zëvendësohet me shndërrimin e sallës së parlamentit në repart gardist, për të shuar me forca sigurie zërin e opozitës për të drejtat e saj. Me besimin e plotë se funksionimi normal i Parlamentit kërkon mbi të gjitha respektimin e opozitës, i bëj thirrje Kryetares së Kuvendit dhe mazhorancës të reflektojnë dhe ti krijojnë opozitës mundësinë për të ushtruar e qetë të drejtat e saj kushtetuese në mbrojtje të interesit të qytetarëve. Ngritja e Komisioneve Hetimore dhe heqja dorë nga emërimi i opozitës, janë parakushte për një Shqipëri të denjë për të qenë anëtare e NATO-s dhe vend kandidat në BE”, shprehet ai.

 

Lini një Përgjigje