TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2023, 16:19

Kaosi në Kuvend/ SHBA dhe Britania “goditje” Berishës dhe Ramës: Të shqetësuar nga tensionet, urgjent dialog!

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në Kuvend/ SHBA dhe Britania “goditje” Berishës dhe

SHBA e Britania dënojnë dhunën, teksa ja bëjnë të qartë mazhorancës se duhet të lëshojë pe ndaj opozitës. Si Londra ashtu dhe Uashingtoni kërkojnë dialog sa më të shpejtë.

Ambasada Britanike dhe ajo e SHBA-së në Tiranë kanë dhënë ultimatum që të marrë fund konflikti në Kuvend.
Teksa një ditë më parë opozita i vuri flakën një prej tavolinave, sot dy selitë e rëndësishme diplomatike kanë dërguar mesazhe të qartë ndaj Sali Berishës dhe Edi Ramës.

SHBA e Britania dënojnë dhunën, teksa ja bëjnë të qartë mazhorancës se duhet të lëshojë pe ndaj opozitës. Si Londra ashtu dhe Uashingtoni kërkojnë dialog sa më të shpejtë.

Ambasada Britanike me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facbeook’, ju është drejtuar me një thirrje si mazhorancës ashtu dhe opozitës, duke ju kërkuar që të zgjidhin mosmarrëveshjet me dialog.

"Ambasada Britanike në Tiranë shpreh shqetësimin lidhur me zhvillimet më të fundit në Parlamentin e Shqipërisë. Një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive. U bëjmë thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve", shkruan ambasada Britanike. 

Ndërkohë që ambasada e Shteteve të Bashkuara në përgjigje të interesit të Zërit të Amerikës, për një koment mbi këto zhvillime, të cilat prej disa javësh kanë bërë të pamundur aktivitetin normal të organit ligjvënës të vendit, u shpreh “e shqetësuar për zhvillimet e fundit në parlamentin e Shqipërisë, teksa vuri në dukje se “një parlament funksional dhe dialogu midis përfaqësuesve të tij, janë me rëndësi kritike për t'u ofruar shërbime dhe hartuar ligje në interes të popullit shqiptar". Më tej në përgjigjen e saj Ambasada e SHBA nënvizon se “mosfunksionimi i përsëritur i vërejtur gjatë muajve të fundit nuk është në interes të Shqipërisë”.

Kujtojmë se reagimi i SHBA-së dhe Britanisë vjen pas kaosit që u shkaktua në seancën e djeshme parlamentare, ku ishte planifikuar që të diskutohej për buxhetin e ri. Por një gjë e tillë nuk u lejua nga deputetët e opozitës, të cilët ndezën flakadanë dhe i vunë zjarrin njërës prej tavolinave në sallën e Kuvendit. Për shkak të kaosit të krijuar, mazhoranca e miratoi brenda 5 minutave buxhetin, duke e kaluar atë pa debat./Pamfleti

ambasada britanike

Lini një Përgjigje