
Gazetari Elton Qyno ka zbardhur detaje nga operacioni i SPAK ditën e djeshme. Ai u shpreh se Erzen Breçani është arrestuar pranë stadiumit “Air Albania”, teksa zhvillohej ndeshja me Ishujt Faroe.
Ai shtoi se urdhri për arrestimi ne tij është lëshuar nga SPAK për shkak se është pjesë e një grupi trafikantësh, teksa foli dhe për lidhjet me Ervin Matën.
“Breçani është arrestuar pranë stadiumit teksa zhvillohej ndeshja me Ishujt Faroe. Urdhri për arrestimi ne tij është lëshuar nga SPAK për shkak se është pjesë e një grupi që vepronte në Shqipëri, Evropë dhe vendet e Amerikës latine. Breçani ka një lidhje krushqie me njërin nga personat e shpallur në kërkim, sikurse është Ervin Mata.
Asetet financiare ata i shpenzojnë në Shqipëri, por kjo nuk u jep titullin biznesmenë sepse nuk e bëjnë atë në mënyrë të ligjshme. Këta kanë ngritur një biznes edhe me ndërtimet në Tiranë kryesisht. Investojnë në pallate. Edhe babai i Matës është i skeduar se merret me lëndë narkotike. Janë kapur sasi e konsiderueshme kokaine në shumë vende, dhe më pas është lëshuar masa e arrestit me burg për këta persona”, tha Qyno.
Lini një Përgjigje