
Deputeti i PD, Edi Paloka e ka quajtur zjarrin e ndezur dje në Kuvend, simbolik. Gjatë një interviste për “News24” ai tha se Garda ka shkelur ligjin pasi i ka kontrolluar fizikisht deputetët kur do të hynin në seancë dhe u janë hequr rripat e pantallonave.
Por edhe pse është pjesë e aksionit opozitar, Paloka ka dalë kundër futjes në grevë urisë, tezë që Berisha nuk e ka përjashtuar.
“Sot jemi në rrugën e duhur si opozitë, jo për të ndalua vjedhjen e tyre, se nuk e ndalojmë dot po nuk u çuan shqiptarët…
Nëse mazhoranca pranon të drejtat tonë kushtetuese, sjellja jonë do jetë ndryshe. Por shqiptarët duhet të dalin, vetëm protestat dhe rrëzimi i kësaj qeveria do të sjell ndryshimin në Shqipëri.
Për grevën e urisë, është përmendur dhe është propozuar, por unë nuk jam ndonjë tifoz i madh. Nuk jam as kundër, jam tifoz për të bërë gjithçka, por duhet të përcaktojmë një qëllim dhe vullnet për të arritur. Nëse i kemi këto të dyja… ne sot kemi një qëllim. Sigurisht edhe greva ka synim sensibilizimin, se nuk është se do rrëzosh qeverinë. Sensibilizimi mendoj se është arritur dhe duhet të ecim në hapa të tjera për qëllimin, që është rrëzimi i qeverisë. Protesta dhe rezistenca e vazhdueshme e rrëzon qeverinë”, tha ai.
Lini një Përgjigje