TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Nëntor 2023, 14:25

Spartak Ngjela: Kaosi dhe tymi në Kuvend, vepër penale që favorizon Beogradin!

Shkruar nga Pamfleti
Spartak Ngjela: Kaosi dhe tymi në Kuvend, vepër penale që
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka folur për kaosin e shkaktuar nga opozita në seancën që u mbajt dje për buxhetin ku pati edhe zjarr të shkaktuar nga ndezja e një flakadani në tavolinat e opozitës.

Ngjela e konsideroi këtë ngjarje si cenim të sovranitetit, duke shtuar se përbën vepër penale.

"Parlamenti është sovrani. Ajo që ndodhi aty në seancë është cenim i sovranitetit. Dhe është vepër penale"- u shpreh Ngjela.

Sipas tij, kjo lloj situate e krijuar nga opozita në Parlament i leverdis vetëm Serbisë që sipas tij i ka frymëzuar lëvizje të tilla, pas shqetësimit që ka për peshës që ka bota shqiptare në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

"Beogradi e ka në favor këtë. Nuk është lëvizje shqiptare por e kundërshtarëve tanë që po varrosen nga madhështia që po krijon bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor"- shtoi avokati.

Sa i takon vendimit të Sali Berishës për të mos u paraqitur në GJKKO pavarësisht masës 'detyrim paraqitje' ndaj tij për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani, Ngjela e konsideroi në dëm të kreut të Rithemelimit, duke thënë se një veprim i tillë nuk është në favor të tij.

spartak ngjela kaosi dhe tymi në kuvend

Lini një Përgjigje