TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Nëntor 2023, 09:59

Zyrtarë dhe ish-zyrtarë policie të zhytur në krim, Balla merr meritat e operacionit të SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Zyrtarë dhe ish-zyrtarë policie të zhytur në krim, Balla
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është 'mburrur' me operacionin e zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga SPAK kundër një grupi të strukturuar kriminal ku u arrestuan 5 persona dhe 6 të tjerë u shpallën në kërkim, mes tyre edhe zyrtarë e ish-zyrtarë policie.

Teksa foli për operacionin, ministri nënvizoi se janë arrestuar të gjithë anëtarët e grupit kriminal që ndodhen në Shqipëri, ndërsa për të tjerët që ndodhen jashtë vendit, operacioni vazhdon. Balla përgëzoi policinë për operacionin ndërsa tha se ky aksion e çon Shqipërinë në një nivel tjetër të sundimit të ligjit.

Dje pasdite dhe gjatë natës Policia Shtetit ka finalizuar një operacion kompleks të goditjes së krimit të organizuar të përshirë në krime kundër personit dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, rezultat konkret i hetimeve profesionale nën drejtimin e Prokurorisë Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Përgëzoj drejtuesit dhe pjesëmarrësit e Policisë së Shtetit në këtë operacion, për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit që çoi në arrestimin e të gjithë personave që ndodhen në Shqipëri. Ndërsa vijon puna për gjetjen dhe ndalimin e personave të tjerë që ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë.

Gjej rastin t’i falenderoj dhe përgëzoj prokurorët për besimin dhe bashkëpunimin. Në rrjetën e këtij bashkëpunimi kanë rënë eksponentë të krimit të organizuar, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Policisë së Shtetit si dhe persona të tjerë bashkëpunëtorë me ta.

Ky operacion domethënës është konsolidimi i ngritjes në një nivel tjetër të vullnetit të agjencive tona ligjzbatuese për ta goditur krimin në të gjithë spektrin e tij, në funksion të rendit ligjor në të gjithë territorin.”- tha Taulant Balla.

taulant balla

Lini një Përgjigje