TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Nëntor 2023, 19:24

Kaos dhe luks/ Deputetët përlajnë rreth 5 mln euro brenda 8 muajve, 80 udhëtime jashtë vendit me taksat e qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti

Kaos dhe luks/ Deputetët përlajnë rreth 5 mln euro brenda 8

"Pamfleti” ka siguruar një analizë të Kuvendit mbi zbatimin e buxhetit për vitin 2023 dhe bëhet me dije se vetëm për pagat e deputetëve, këshilltarët e tyre dhe stafin e Parlamentit që u shërben, janë shpenzuar miliona lekë...

Kuvendi ka hyrë në zgrip prej disa javësh, pasi opozita duket e vendosur për të mos lejuar seanca normale. Komisionet dhe seancat plenare janë bllokuar, teksa dje pati tym e flakë në sallë. Duket sikur ka një koordinim mazhorancë-opozitë që të ketë tension. Berishës i intereson kaosi për shkak të telasheve, ndërsa Rama synon të fitojë pikë.

Por edhe pse rrihen, shahen dhe përplasen me njëri-tjetrin, në fund të muajit deputetët fusin në xhep 3 milionshin e pagës dhe shumë benefite të tjera.

“Pamfleti” ka siguruar një analizë të Kuvendit mbi zbatimin e buxhetit për vitin 2023 dhe bëhet me dije se vetëm për pagat e deputetëve, këshilltarët e tyre dhe stafin e Parlamentit që u shërben atyre janë shpenzuar 489.800.000 lekë të reja ose gati 5 miliardë lekë të vjetra.

Plani 8 mujor i këtyre shpenzimeve është realizuar në masën 94.8 %. Fondi i pagave i akorduar për vitin 2023, është llogaritur për një numër të planifikuar prej 437 punonjës dhe deputetë. Gjatë kësaj periudhe buxhetore që analizohet, siç dhe më lart është cituam ka ndryshuar kuadri ligjor për pagat , i cili ka ndikuar në rritje të pagave të deputetëve dhe të stafit politik dhe administrativ të Kuvendit. Për këtë, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, me nr.11908/1 datë 03.07.2023 janë akorduar fonde shtesë, në vlerë 232 milion lekë, nga fondi i kontigjencës. Vlera prej 557 milion lekë është shpenzuar për numrin 405 të punonjësve dhe deputetëve, përfshirë dhe stafin politik dhe atë të përkohshëm, me kontratë”, thekson Kuvendi.

Kaos dhe luks/ Deputetët përlajnë rreth 5 mln euro brenda 8
Bilanci i shpenzimeve

Por nuk mbyllet me kaq, pasi deputetët kanë dhe benefite të tjera. Ata marrin rimbursime telefonatash, rimbursim karburanti, pagesa qeraje dhe dieta. Dhe duke mbetur te këto të fundit, Kuvendi informon se në 8 muajt e parë të këtij viti janë zhvilluar 80 udhëtime jashtë me 220 pjesëmarrës. Pra deputetët kanë udhëtuar disa herë, plus dhe stafi i Kuvendit.

Gjatë periudhës 8 mujore, 50% e shpenzimeve faktike janë shpenzimet që parashikon statusi i deputetit, 14 % janë shpenzimet e mirëmbajtjes së sistemeve elektronike në respektim të vkm nr.710 datë 21.08.2013 ”Për krijimin dhe funksionimin e sistemeve të ruajtjes së informacionit,  vazhdueshmërisë së punës dhe marrëveshjeve të nivelit të shërbimit” për sigurimin e mirëmbajtjes së planifikuar gjatë 2-4 vjet; 11.4 % janë shpenzimet për udhëtimet e delegacioneve parlamentare (gjatë 8 mujorit janë lëshuar 80 urdhra udhëtimi, pjesëmarrje në takime pune, në Asamble parlamentare, vizita zyrtare, konferenca etj) për 220 pjesëmarrës gjithsej);  2,7 % të faktit në këtë zë, kapin shpenzimet utilitare, si energji elektrike dhe ujë e telefoni fikse, e shpenzime të tjera si pritje e përcjellje, pagesa të expertëve për komisionet hetimore dhe të posaçme, pagesa të vendimeve gjyqësore ndaj ish deputetëve (kreditorë), etj”, thekson raporti.

Kaos dhe luks/ Deputetët përlajnë rreth 5 mln euro brenda 8

Pas zgjedhjeve të 14 majit, PS propozoi rritjen e pagave në administratë dhe deputetët ishin ata që dyfishuan pagat e tyre. Ata i çuan pagat afro 3 mln lek të vjetra dhe pavarësisht kaosit dhe sherreve që bëjnë, askush nuk diskuton për ata që paguajnë taksa për rrogat e tyre. /Pamfleti

Lini një Përgjigje