Berisha nuk kurseu as kreun e SPAK, as prokuroren Millonai dhe vetë gjyqtaren Irena Gjoka, e cila vendoi masën e sigurisë ndaj tij...
Vendimi i sotëm i Apelit duket se ka trembur Sali Berishën. Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj tij dhe këtë herë Berisha nëse refuzon të shkojë në SPAK, mund të përfundojë në “arrest shtëpie”.
Në një emision ai nuk ka lënë njeri pa sulmuar dhe pa anatemuar. Nga Altin Dumani, te prokurorët e dosjes dhe gjyqtarja Irena Gjoka u akuzuan ashpër nga ish-kryeministri.
“Mua nuk më intimidon dot Rama. Një ish-president, një ish-kryeministër e ka detyrë absolute zbatimin e Kushtetutës. Unë nuk mund të bëhem bashkëfajtor me ish-oficerin e Sigurimit të Shtetit që qëndron në detyrë në kundërshtim. Arben Kraja. Xhelati i sigurimit po mbahet aty si zagar për të zbatuar urdhrat e Edi Ramës. Ai poshtëron veten dhe mendon se për shkak të Edi Ramës mendon se është mbi ligjin”, tha ai.
Berisha nuk kurseu më pas as kreun e SPAK, as prokuroren Millonai dhe vetë gjyqtaren Irena Gjoka, e cila vendoi masën e sigurisë ndaj tij.
“Unë kam shumë vërejtje për Altin Dumanin. Unë nuk mund të hesht. Unë nuk mund të trajtohem kur në SKAP vjen mbrojtësi i vrasësit. Unë nuk pajtohem që aty vjen njëri që djeg shiritat e regjistrimeve të Ballës që akuzohet për vrasje. Nuk pajtohem unë me Shehun (Alfred Shehu) që thotë se makina e Grezdës nuk kishte materiale për blerje votash. Një gjykatëse e cila nuk tregon, por fsheh që është shkarkuar nga unë në shkurt të 1996. Si mund të jetë gjyqtare ajo që e thotë aty është Irena Maleku dhe unë jam Irena Gjoka. Do përballesh me të vërteta që do të jen të hidhura”, tha ai.
Sot edhe Apeli konfirmoi se SPAK ka pasur të drejtë me veprimet ndaj Berishës, duke mos kërkua autorizimi nga Kuvendi. Apeli la në fuqi masën dhe rrëzoi pretendimet e avokatëve, ndërsa Berisha vijon të këmbëngulë se po shkelet Kushtetuta.
Lini një Përgjigje