TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Tetor 2025, 21:21

Negociatat për paqe hasin pengesat e para, Hamasi: S’mund të kthejmë trupat e pengjeve izraelite për 48-orë!

Shkruar nga Pamfleti

Negociatat për paqe hasin pengesat e para, Hamasi: S’mund të

Negociatat e vazhdueshme për armëpushim dhe shkëmbim pengjesh mes Hamasit, Izraelit dhe ndërmjetësuesve ndërkombëtarë, duket se po has pengesat e para.

Hamasi mund të lirojë pengjet e gjalla brenda 48 orëve, por nuk ka aftësi për të dorëzuar menjëherë trupat e atyre që kanë vdekur, sipas një burimi me qasje të drejtpërdrejtë në udhëheqjen e grupit dhe në administratën amerikane.

Burimi, i cili foli në kushte anonimiteti për Sky News, shpjegoi se pengjët e vdekur, të cilët sipas raportimeve të fundit përfshijnë të paktën 30 individë të konfirmuar, nuk mund të lokalizohen menjëherë për shkak të humbjes së informacionit të brendshëm në strukturat e Hamasit.

"Disa zyrtarë të Hamasit e dinin se ku ndodheshin trupat, por ata zyrtarë u vranë gjatë operacioneve ushtarake izraelite, kështu që tani nuk e dinë saktësisht ku janë", tha burimi.

Ai shtoi se grupi militant do të duhet të kryejë një "kërkim të brendshëm" për të identifikuar dhe rikuperuar trupat, një proces që mund të zgjasë më shumë se 48 orët e parashikuara për pengjet e gjallë. Por kjo bie ndesh me kushtet e planit të propozuar nga Trump.

Negociatat aktuale, të ndërmjetësuara nga Egjipti dhe Katari, synojnë lirimin e rreth 100 pengjeve të mbetur (të gjallë ose të vdekur) në këmbim të një armëpushimi të përkohshëm dhe lirimit të të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.

Izraeli ka deklaruar se nuk do të pranojë asnjë vonesë në procesin e lirimit, duke e quajtur atë "pikën e kuqe" të negociatave. Megjithatë, burimi nënvizoi se kjo pengesë nuk pritet të krijojë probleme të mëdha për Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, i cili ka luajtur një rol vendimtar në presionet e fundit ndaj Hamasit.

"Pamundësia për të gjetur menjëherë trupat nuk do të ishte problem për Trump-in", tha burimi, duke sugjeruar se administrata amerikane mund të jetë e gatshme për fleksibilitet në këtë aspekt, për të shmangur kolapsin e bisedimeve.

1 Komente

  1. N
    Noname

    Ja filloi kenga Dridhe Like boje trike.

    Lini një Përgjigje