TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Prill 2025, 07:52

“Në Europë do të shohim masakra masive”, paralajmërimi i frikshëm i Musk

Shkruar nga Pamfleti

“Në Europë do të shohim masakra masive”,

Elon Musk, miliarderi që drejton departamentin që shkurton shpenzimet publike në administratën e dytë të Donald Trump si President i SHBA-së, ka bërë një paralajmërim të frikshëm, lidhur me atë që mund të ndodhë në Europë.

Duke iu drejtuar me një mesazh partisë Lega së Matteo Salvinit në Itali, Musk si i ftuar nderi, tha se emigracioni masiv është një gjë e çmendur dhe do të çojë në shkatërrimin e çdo vendi që e lejon".

Ai paralajmëroi se "vende të tilla do të pushojnë së ekzistuari”, ndërsa theksoi se kjo është një situatë shumë e vështirë. Sipas tij, një vend nuk e përbën gjeografia, por njerëzit që jetojnë atje”.

"Ne shohim një rritje të madhe të numrit të sulmeve në Itali dhe Evropë, media përpiqet të zvogëlojë numrin e sulmeve terroriste, por vrasja e njerëzve është gjithnjë e më e shpeshtë dhe në fund në Evropë do të shohim sulme masive, masakra masive. Nëse shikojmë tendencën atëherë kjo do të ndodhë. Kjo do të çojë në një masakër të vërtetë për familjet tuaja”, tha Musk.

Miliarderi foli gjithashtu për tarifat e vendosura nga administrata Trump për Evropën. "Shpresoj që në të ardhmen të kalojmë në një situatë 'zero tarifash', me një zonë të tregtisë së lirë midis Evropës dhe Amerikës së Veriut. Kjo është shpresa ime për të ardhmen. Dhe gjithashtu më shumë liri për të lëvizur midis Evropës dhe Amerikës së Veriut. Kushdo që dëshiron të punojë në Amerikën e Veriut, kushdo që dëshiron të punojë në Evropë, kështu që presidenti, sipas mendimit tim, duhet të jetë në gjendje ta bëjë këtë", shtoi ai.

 

 

Lini një Përgjigje