
Deputeti laburist Dan Norris është arrestuar nën dyshimin për ngacmim seksual, përdhunim dhe rrëmbim të fëmijëve.
Një zëdhënës i Partisë Laburiste tha: “Deputeti Dan Norris u pezullua menjëherë nga Partia Laburiste pasi u informua për arrestimin e tij. Nuk mund të komentojmë më tej derisa hetimet e policisë janë në vazhdim”.
Policia tha se një burrë rreth të 60-ave ishte arrestuar të premten nën dyshimin për vepra seksuale ndaj një vajze, përdhunim, rrëmbim të fëmijëve dhe sjellje të pahijshme në një zyrë publike.
"Një burrë, rreth të 60-tave, u arrestua të premten (4 prill) me dyshimin për ofendime seksuale ndaj një vajze (sipas Ligjit për kundërvajtje seksuale 1956), përdhunim (sipas ligjit për kundërvajtje seksuale 2003), rrëmbim të fëmijëve dhe sjellje të pahijshme në një zyrë publike. Ai u lirua me kusht”, njoftoi polcia.
Norris, 65 vjeç, mundi Jacob Rees-Mogg për të fituar vendin e ri të North East Somerset dhe Hanham në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar.
“Shumica e veprave pretendohet se kanë ndodhur në vitet 2000, por ne po hetojmë gjithashtu një vepër të supozuar të përdhunimit nga vitet 2020”, thanë autoritetet
Lini një Përgjigje