TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Prill 2025, 20:32

“Të shkojmë te një zonë me tarifa zero”, Elon Musk: Do të shohim vrasje masive në Evropë, e majta nuk ka plan për të ndalur luftën

Shkruar nga Pamfleti
“Të shkojmë te një zonë me tarifa zero”, Elon
Salvini-Musk

Musk flet për tarifat, terrorizmin dhe luftën...

Miliarderi Elon Musk është bërë pjesë e Kongresit të partisë së Matteo Salvinit. Ai ka folur përmes një videoje, ku ka dhënë mesazhe të forta.

Musk i tha Salvinit se shpresonte se në të ardhmen SHBA dhe Evropa mund të krijojnë një “partneritet shumë të ngushtë, më të fortë” dhe të arrijnë një “zonë me tarifa zero” dhe një “zonë të tregtisë së lirë”.

Është e vështirë të zvogëlohet burokracia. Jemi shumë transparentë, çdo veprim postohet në uebsajt dhe në X, por ne akuzohemi për gjithçka, në fakt ne shkurtojmë shpenzimet absurde, por ata na sulmojnë në mënyrë absurde. Kushdo që dëshiron të zvogëlojë lirinë e shprehjes është një Musolini, një Stalin, një Hitler, kufizimet janë të natyrës fashiste”, tha ai.

I nxitur nga zëvendëskryeministri dhe kreu i Lega, Mateo Salvini, Musk foli edhe për emigrantët: “Emigracioni masiv është i çmendur, ai do të çojë në shkatërrimin e çdo vendi që e lejon atë”.

Musk nuk përdor tone qetësuese kur vjen fjala te terrorizmi, teksa paralajmëron se do të ketë vrasje të shumta në Evropë.

Me terrorizmin ne përfundimisht do të shohim vrasje masive në Evropë, miqtë tuaj, familjet tuaja, të gjithë do të jenë në rrezik: ne shohim një rritje të madhe të numrit të sulmeve në Itali dhe, në Evropë në përgjithësi, dhe media përpiqet të zvogëlojë ndikimin e këtyre sulmeve. Do të shohim vrasje masive në Evropë. Ky është trendi. Sa është shkalla e sulmeve terroriste në Evropë tani? Kjo do të çojë në një masakër të vërtetë në Evropë”, tha ai.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të Salvinit për luftën në Ukrainë, Musk përsëriti: “Nuk kam respekt për ata që duan që lufta të vazhdojë përgjithmonë, për interesat e tyre. E majta nuk ka plan për të ndalur luftën. Të dërgosh njerëz të vdesin çdo ditë pa asnjë plan, përgjithmonë, është çnjerëzore. Trump ka të drejtë, ne duhet të arrijmë paqen dhe është koha që masakra e këtyre të rinjve të ndalet, makina e vdekjes duhet të ndalet. Në Ukrainë dhe gjithashtu në Rusi të rinjtë detyrohen të vrasin. Pse? Është koha për të thënë mjaft”. /Pamfleti

Lini një Përgjigje