
Donald Trump është duke luajtur golf sot për të tretën ditë radhazi, duke mos “çarë kokë" mbi atë që po ndodh pas vendosjes së tarifave.
Ai u pa të shtunën në fushën e tij të golfit në Jupiter, Florida.
Duke mbajtur mbi kokë kapelën e tij të firmës MAGA, ai u fotografua në autokolonën e tij duke lexuar një artikull rreth përgjigjes së Kinës ndaj tarifave të tij.
Në shumë shtete ka pasur reagime dhe protesta, por Trump nuk do t’ia dijë shumë. Ai është i bindur se me këtë skemë SHBA do të dalë më e fituar.
Lini një Përgjigje