
Partia Tubimi Kombëtar e Francës ka bërë thirrje për një protestë masive paqësore në Paris të dielën pas vendimit që shpalli fajtore politikanen e ekstremit të djathë Marine Le Pen për përvetësim të fondeve të Parlamentit Europian dhe e ndaloi nga gara presidenciale.
Një panel prej 3 gjyqtarësh vendosi gjithashtu ta dënojë Le Pen dënoi me 4 vjet burg, 2 prej të cilave janë pezulluar dhe 2 të tjerat në arrest shtëpie. Gjykata e gjobiti me 100,000 Euro dhe e ndaloi të kandidojë në poste publike për 5 vitet e ardhshme.
Le Pen dhe anëtarët e partisë Tubimi Kombëtar kanë thënë se vendimi i gjykatës ka qenë i motivuar politikisht. Sondazhi i Harris Interactive tregon se protesta që do të zhvillohet të dielën do të shërbejë si një mënyrë për të mbledhur mbështetje në vendin ku 1/3 e votuesve anojnë drejt Tubimit Kombëtar.
“Është në interesin e Partisë së Tubimit Kombëtar për të treguar se në përgjithësi ata mbështeten nga bërthama e aktivistëve dhe simpatizantëve të tyre, se në përgjithësi mbetet një forcë e rëndësishme politike dhe, në një mënyrë ose në një tjetër, të tregojë se ka një kandidate që është legjitime për të qenë pjese e gares në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, si Marine Le Pen”, shprehet Jean-Daniel Levy.
Levy tha se dënimi i gjykatës nuk e ka ulur popullaritetin e Marine Le Pen.
“A mendojnë se thirrja për mobilizimin që do të bëhet të dielën është e justifikuar apo jo e justifikuar? Dyzet e shtatë për qind e francezëve mendojnë se është e justifikuar”, thotë Daniel Levy.
Në Toulon (Tulo), një qytet port në Francën jugore, shumë votues mirepritën vendimin e gjykatës.
“Vendimi është dhënë nga profesionistë në Francë dhe ne duhet t’i japim meritat për këtë, ata dhanë një dënim, i cili ishte i duhuri. Nuk mund t’i vidhni njerëzve 4 milionë Euro”, tha Fransoise Bennis.
Lini një Përgjigje